Mjekesia Familjes 2

Mjekesia Familjes 2

1 / 101

Cila nga karakteristikat e poshtë shënuara nuk u përket konvulsioneve febrile të thjeshta:

2 / 101

F 50 vjece, ka ascites, dobësi. Ajo ka puls të crregullt, të shpejtë, me volum të vogël. Eksaminimi radiologjik tregon zemër të vogël me kalcifikime që duken në projeksionin lateral. ECG demonstron QRS me voltazh të ulët dhe valë T të invertuara. Cila është diagnoza më e mundshëme:

3 / 101

Femër 18 vjece, nulipare, 12 javëshe; do të përfundojë shtatzaninë. Zgjidh trajtimin më të mirë:

4 / 101

Burrë 75 vjec, ka gjendrra të rritura në të gjitha regionet. Shpretka 4 cm, hepari 4cm. Gjaku periferik: er 4000000, HB 12 gr/dl, Tb 230.000 mm³, leukocite 100.000 mm³, Formula: Limfocite 97%, segmente 3%. Diagnoza e mundëshme:

5 / 101

Burrë 67 vjec, ka dhimbje mesi sidomos gjatë ecjes. Është i zbehtë, ka azotemi të lartë. Proteinuria Bence -Jonce pozitiv. Cila është diagnoza më e mundëshme:

6 / 101

Grua 78 vjece me anginë të qëndrueshme, 10 ditë pas një operacioni për frakturë të qafës së femorit ankon për distension masiv të barkut. Diagnoza e mundshm është:

7 / 101

Djalë 17 vjec, ankon për temperaturë të lartë që dy javë, dhimbje fyti, zmadhim të gjëndrave në qafë. Në ekzaminim objektiv ka ndjeshmëri në kuadratin e sipërm abdominal të djathtë, subikter në sklera, SGOT dhe SGPT, lehtësisht të rritura. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

8 / 101

Fëmijë 6 vjec, ka hematuri të padhimbëshme, afebril, dhe edemë skrotale që 2 ditë. Porcioni i mesit të urinës ka mbetje granulare. Cila është diagnoza më e mundëshme:

9 / 101

M 75 vjec, ankon për urinim të shpeshtë natën, dhimbje shpine. Preket glob vezikal, dhe në tushe rektale prostatë e zmadhuar. Fosfataza alkaline dhe acide në serum janë të rritura. Cila është diagnoza më e mundëshme:

10 / 101

M 70 vjec, ka pakësim të urinimit, urinim natën, është i zbehtë, ka edema në anesi, ascit, TA 170/100 mmHg. Cila është diagnoza më e mundëshme:

11 / 101

Grua multipare, paraqitet me hemoragji uterine në javën e 9 të shtatzanisë. Ostiumi intern nuk është i dilatuar. Cerviksi është normal. Diagnoza e mundëshme:

12 / 101

F 40vjece, ka ascit. Në anamnezë, ka kaluar ethe rheumatizmale. Në auskultim, ka një ton të dytë pulmonar të lartë. Volumi i pulsit në arteriet periferike i ulët. Cila është diagnoza më e mundshëme:

13 / 101

Burrë 70 vjec, paraqet hemoragji rektale të pa dhimbëshme. Gjaku është në formën e rremave në fece. Ai ankon për tënesma. Në tushe rektale palpohet një masë e butë, e fiksuar, e pa dhimbëshme. Nuk preken limfonoduj inguinalë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

14 / 101

Mashkull 23 vjec, ankon për temperaturë 38 gradë, dhimbje kockash, vështirësi në gëlltitje. Ka anginë ulcero-nekrotike, lieni 4 cm. Gjaku periferik anemi, trombocitopeni, leukociti 26.000, ka 34% blaste. Në disa blaste ka trupza Auer. Diagnoza e mundshme:

15 / 101

Mashkull 55 vjec, zgjohet me dispne, kollë me pështymë me shkumë, ka kaluar infarkt akut të miokardit 3 javë më parë. Ka takipne, cianotik, rale krepitante në pulmone. Diagnoza e mundëshme:

16 / 101

Femër 35 vjec, ka kollë, temperaturë, faringitis. Radiografi pulmoni (Ro): zona të përhapura konsolidimi bilaterale, në trajtë njollash. Testi për aglutinina të ftohta+. Diagnoza e mundëshme:

17 / 101

Grua 50 vjece, ankon për dhimbje shpine. Ajo ka anemi normokrome, normocitare me sediment shumë të lartë. Proteina totale 11 gr/dl. Cila është diagnoza më e mundëshme:

18 / 101

Grua hipertonike, është shtatzanë. Zgjith mjekimin më të përshtatshëm për hipertoninë:

19 / 101

Diabetike 40 vjecare. Gravide në muajin e 7 të shtatzanisë. Zgjidh mjekimin për diabetin:

20 / 101

Mashkull 20 vjec, paraqitet me dhimbje kolike periumbelikale, që zhvendosen drejt fosës iliake të djathtë, temperaturë, humbje oreksi. Diagnoza e mundshme është:

21 / 101

M 30 vjec, zhvillon ascites dhe dhimbje kolike në kuadratin e djathtë të poshtëm. Likidi ascitik ka natyrë viskoze dhe mukoide. Cila është diagnoza më e mundshëme:

22 / 101

Kush nuk është ndërlikim madhor i HTA?

23 / 101

M 65 vjec me kollë kronike produktive, vjen në urgjencë me dispne, dhe i përgjumur. Pulmone me rale bronkiale, sibilanca, ulje e lëvizshmërisë së pulmoneve. Diagnoza e mundëshme:

24 / 101

F 70 vjece, mjekohet me levodopa për Parkinson, ankon për gjendje të fikti kur ngrihet natën. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:

25 / 101

Burrë 40 vjec, ankon për melena të pa dhimbëshme. Anusi dhe rektumi janë normal në ekzaminim. Pacienti nuk ka rënë në peshë. Ai është fumator dhe alkolist. Cila është diagnoza më e mundëshme:

26 / 101

Grua 30 vjece, vjen në ambulancë më dhimbje të fortë në anën e majtë të barkut dhe shpatullës së majtë. Para dy muajsh ka ndaluar kontraceptivët dhe ka dy muaj pa cikël menstrual. TA 90/50 mmHg, pulsi 120/1´. Zgjidh trajtimin më të mirë:

27 / 101

Femër 25 vjece, ndihet sëmurë, ka ethe, poliartralgji, eritemë nodoze. Radiografia e thoraxit tregon lymphadenopathy mediastinale hilare. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

28 / 101

Grua 60 vjece, pasi ngrihet nga banja pati marrje fryme shumë të theksuar, dhimbje të fortë gjoksi, hemoptizi. ECG takikardi sinusale. Diagnoza e mundëshme:

29 / 101

F 65 vjec, paraqet marrje mendsh dhe errësim të pamjes. Pulsi 50/1min. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:

30 / 101

Djalë 25 vjec, ankon për dhimbje anale, shkarkime me gjak dhe mukus. Në eksaminimin objektiv ka cikatrice të shumta punktiforme rreth anusit. Cila është diagnoza më e mundëshme:

31 / 101

Në astmën bronkiale të formës së mesme nuk nevojitet për mjekim:

32 / 101

M 65 vjec, ka kollë, dispne. Pulmone me reale bronkiale, subkrepitante, sibilanca. Ro: fibrozë pulmonare difuze, trashje dhe kalcifikime pleurale bilaterale. Diagnoza e mundëshme:

33 / 101

Nulipare në javën e 20 të shtatzanisë, ka dhimbje koke, dhe dhimbje epigastrike. Tensioni arterial është 159/100 dhe ka tendencë të rritet. Diagnoza e mundëshme:

34 / 101

Stjuardesë 34 vjece, ka 7 ditë me temperaturë, kollë të thatë, dispne, takipne. Në auskultim respiracion i pastër. Diagnoza e mundëshme:

35 / 101

M 60 vjec, ka dhimbje shpine që përhapet poshtë të dy gjunjëve bilateralisht. Në eksaminim, ka anestesi të “shalës”, inkontinencë urine dhe humbje të tonusit anal. Cili është trajtimi më i përshtatshëm:

36 / 101

Grua 60 vjece me artrit rheumatoid ka splenomegali. Në gjakun periferik leukociti 1500 mm³. Diagnoza e mundëshme:

37 / 101

Mashkull 40 vjec, paraqitet me melenë, nuk ka dhimbje barku, nuk ka rënë në peshë. Në ekzaminim anusi dhe rektumi janë normal. Është alkolist dhe pi duhan. Shkaku i melenës:

38 / 101

M 18 vjec, ka dobësi, zbehje, zverdhje të syve, urinim me ngjyrë të errët dhe anemi. Lieni preket 10cm. Gjaku periferik, Hb 7 gr/dl. Në serinë e kuqe: hypykromi dhe mikrocitozë e shprehur, ka qeliza target, anizocitosis dhe poikilocitosis të shprehur si dhe retikulocite të larta. Diagnoza e mundëshme:

39 / 101

Burrë 75 vjec, ankon për dhimbje epigastrike dhe defekim me ngjyrë të zezë (melenë) me fece pothuajse të formuara, ka rënë në peshë. Ka një lifonodul të zmadhuar në regionin supraklavikular të majtë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

40 / 101

Grua 50 vjece, ankon për rënie në peshë, oreks të shtuar, djersitje, palpitacione, preferencë për mot të ftohtë, ka vapë, duar të djersira si dhe tremor. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

41 / 101

Në qoftë se glicemia përcaktohet në gjakun e plotë venoz do kemi prishje të tolerancës ndaj glukozës kur:

42 / 101

Femër 30 vjece, paraqitet me dhimbje shpine, në regjionin gluteal dhe në anesinë e poshtme. Ajo ishte duke ngritur objekte të rënda në shtëpi. Ajo qëndron e përkulur në njërën anë dhe ngritja e këmbës së shtrirë është e kufizuar dhe e dhimbëshme. Diagnoza e mundshme është:

43 / 101

Fëmijë 1.5 vjec që shkon në cerdhe, ka kollë, wheezing. Ai ka lëvizje të flegrave të hundës dhe sibilanca bilaterale në auskultim. Diagnozat e mundëshme:

44 / 101

Burrë 54 vjec, ka 2 muaj që ka zmadhim të tonsilës së majtë, temperaturë fluktuante, kryesisht mbas dite, si dhe zmadhim të limfonodujve në qafë. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

45 / 101

M 50 vjec, ankon për dhimbje të forta të kockave sidomos të shpinës që e zgjojnë nga gjumi. Ka të përziera, të vjella. Objektivisht, në palpim epigastri duket i zënë. Në eksaminimin radiologjik duke dëmtime osteolitike të vertebrave. Fosfataza alkaline dhe Eritrosedimenti janë i lartë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

46 / 101

M 70 vjec, përdor omnik për adenomën e prostatës. Ka dhimbje mesi dhe kockash, anemi, insuficiencë renale. Mielograma ka qeliza plazmatike 38 %. Diagnoza e mundëshme:

47 / 101

Djalë 12 vjec, paraqet poliartrit dhe dhimbje abdominale. Ai kishte bajamet e sëmura rreth 2 javë para. Në buzën e anës së majtë të sternumit dëgjohet zhurmë e hershme diastoloke shfryrëse. Cila është diagnoza më e mundëshme:

48 / 101

M 55 vjec, ka dhimbje të fortë në sternum dhe marrje fryme. Frekuenca kardiake 40/ min., ECG: dhëmbë Q dhe rritje të ST në D III, DII, AVF. Mjekimi i mundshëm:

49 / 101

M 20 vjec, këthehet nga udhëtimi jashtë shtetit. Ka dispne dhe shqetësim në gjoks në anën e majtë. Radiografia: ka një zonë të vogël në apexin e pulmonit të majtë pa ind pulmonar. Diagnoza e mundëshme:

50 / 101

Burrë 50 vjec, nxjerr 500 ml gjak të freskët nga rektumi. Ai pati ndjenjën e defekimit, por në vend të feceve nxori gjak. Pacienti ka një dikomfort kronik në anën e majtë të abdomenit. Nuk ka rënë në peshë, nuk palpohet masë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

51 / 101

Mashkull 65 vjec, me kollë kronike produktive, vjen në urgjencë me dispne, dhe i përgjumur. Pulmone me rale bronkiale, sibilanca, ulje e lëvizshmërisë së pulmoneve. Diagnoza e mundëshme:

52 / 101

Sëmundja reumatike shfaqet në përgjithësi:

53 / 101

Pacient 34 vjec, hera e katërt që vjen me kolika biliare si pasojë e kalkulozës së kolecistës. Cili është mjekimi i zgjedhur për të sëmurin:

54 / 101

F 50 vjece, ankon për episode të përsëritura të dobësisë së papritur në anësitë e poshtëmë që shoqërohet më rrëzim, por nuk e humbet koshiencën. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:

55 / 101

Burrë 60 vjec, kohët e fundit është trajtuar për tuberkuloz të veshkës, paraqet rënie në peshë, diarhe, anoreksi, hypotension. Ai paraqet hiperpigmentim të mukozës së gojës dhe vijave të pëllëmbëve të duarve. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

56 / 101

M 35 vjec, ka kollë, hemoptizi. Ro: masë në hilusin dex. dhe një zonë konsolidimi në lobin superior të djathtë, lateralisht. Diagnoza e mundëshme:

57 / 101

Mashkull 60 vjec, alkolist, paraqitet me hematemezë masive dhe gjendje shoku. Ka ascit dhe yje vaskulare. Shkaku i hematemezës:

58 / 101

F 40 vjece, ka fibromë të ovarit, hidrotoraks të djathtë dhe ascites. Cila është diagnoza më e mundshme:

59 / 101

Femër 60 vjece, ka dhimbje koke bitemporale, turbullim të shikimit në një sy, dhimbje të kokës kur kreh flokët. Eritrosedimenti është i lartë. Shkaku i dhimbjes së kokës:

60 / 101

Burrë 50 vjec, duke vrapuar i filloi një dhimbje e fortë gjoksi që u shoqërua edhe me marrje fryme. Pacienti ndaloj vrapin dhe dhimbja u qetësua. ECG në qetësi normal, TA 130/80mmHg. Diagnoza e mundëshme:

61 / 101

Cili nga medikamentet e më poshtëme antihipertensive jep me shpesh konstipacion:

62 / 101

Femijë 10 vjec, ka stridor. Ai ka histori të ënjtjes së duarve dhe këmbëve si dhe diarhe. Të njëjtën histori e ka edhe e motra. Cila është diagnoza më e mundëshme:

63 / 101

Vajzë 12 vjece, ka zbehje, dispne, puls 190/1´. Ajo ka hepatomegali dhe cardiomegali, edema në anësi. Cila është diagnoza më e mundëshme:

64 / 101

Mashkull 30 vjec, ka vite që në pranverë dhe vjeshtë ka dhimbje barku sidomos nga mesi i natës që e zgjojnë nga gjumi. Aktualisht ka dhimbje epigastrike shumë të fortë, të menjëhershme, dhimbje në shpatullën e majtë dhe të vjella. Nuk dëgjohen zhurma perisaltike. Cili është ekzamini më dallues për diagnozë:

65 / 101

F 50 vjece, ankon për dhimbje shpine që 2 muaj, që përkeqësohen natën. Radiografia tregon frakturë kompresive të dy vertebrave pa shkak traumatik. Cila është trajtimi më i përshtatshëm:

66 / 101

Gjetja e uremisë së lartë, por e kreatininës normale tek një i sëmurë flet për:

67 / 101

Grua 30 vjece me Morbus Hodgkin, paraqet dobësi me fillim të paqartë, rënie në peshë, të përziera, të vjella. Ajo ka hiperpigmentim të vijave të duarve. Cili është eksaminimi më dallues për diagnozë:

68 / 101

Grua 47 vjece, astmatike dhe hipertonike për të cilin merr methyldopa, ankon për anoreksi, dhimbje barku dhe ikter që po theksohet. Diagnoza e mundshme është:

69 / 101

Grua 50 vjece, njihet se vuan nga karcinoma e gjirit. Ajo paraqet të përziera dhe të vjella akute, polidipsi, konfusion, përgjumësi. Cilin është eksaminimi më dallues për diagnozë:

70 / 101

Grua 50 vjece, pas një udhëtimi vjen në urgjencë me dhimbje të fortë gjoksi, dispne, hemoptizi. Ekzaminimi radiologjik normal. ECG takikardi sinusale. Diagnoza e mundëshme:

71 / 101

M 60 vjec, ankon për dhimbje të kockave, të shpinës në regionin lumbar dhe në kofshët e tij. Fosfataza alkaline serike 1000 u/L. Calciumi dhe phosphori janë normal. Pacienti ka vështirësi me dëgjimin. Cila është diagnoza më e mundëshme:

72 / 101

Femër 30 vjece, ankon për dhimbje shumë të fortë të menjëherëshme të shpinës. Ajo udhëton me skoliozë kompesatore. Në eksaminim, ajo ka dhimbje nga gluteusi tek kyci i këmbës, humbje të ndjeshmërisë së shputës, dhe pulpës së këmbës së majtë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

73 / 101

Burrë 60 vjec, paraqet tremor, djersë, dhe gjendje të fikti në mëngjes. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:

74 / 101

Burrë 65 vjec, ka fillim të menjëhershëm të diabetit, anoreksi, rënie në peshë, dhimbje epigastrike dhe shpine. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

75 / 101

Djalë 10 vjec, vjen në ambulancë sepse në fiskulturë pati gjenddje “të fikti” me dridhje. Në eksaminim ka zhurmë të lartë sistolike të ejeksionit që shoqërohet me trill (dridhje). Cila është diagnoza më e mundëshme:

76 / 101

Cili nga antibiotikët e poshtëshënuar është zgjedhja e parë për mjekimin e anginave streptokoksike, në se pacienti ka alergji nga antibiotikët betalaktamidë:

77 / 101

M 14 vjec, ka kollë dhe infeksione të përsëritura pulmonare, gishta tamburi, rënie në peshë, steatorhe. Rodiografi: trashje të mureve bronkiale, hije në formë rrethi të bronkektazisë si dhe hije të shpërndara në pulmone. Diagnoza e mundëshme:

78 / 101

Burrë 50 vjec, ankon për dhimbje të shpinës që përhapet drejt të dy anësive. Dhimbja përkeqësohet nga ecja dhe qetësohet nga pushimi dhe përkulja përpara. Në eksaminim, ai ka kufizim të ngritjes lart të këmbës së shtrirë dhe mungesë të reflekseve të kyceve të këmbës. Cila është diagnoza më e mundëshme:

79 / 101

F 25 vjec, ka adenopati në qafë, temperaturë, djersë natën, rënie në peshë. Biopsia e limfonodulit: ka qeliza të mëdha me dy bërthama, imazhi i pasqyrës, qelizat e Reed-Sternberg. Diagnoza e mundëshme:

80 / 101

F 50 vjece, ankon për dhimbje kronike mesi që përhapen drejt gluteuseve.Vjen shpesh në ambulancë për dhimjen e mesit. Nuk ka prekje të rrënjës nervore. Cila është trajtimi më i përshtatshëm:

81 / 101

F 25 vjece, ka të përziera, të vjella, dhimbje abdominale. Objektivisht ka hepatomegali të dhimbëshme dhe ascit. Kohët e fundit ajo ka filluar përdorimin e kontraceptivëve oralë. Cila është diagnoza më e mundshëme:

82 / 101

M 55 vjec zgjohet me dispne, kollë me pështymë me shkumë, ka kaluar IAM 2 javë më parë. Ka takipne, cianotik, rale krepitante në pulmone. Diagnoza e mundëshme:

83 / 101

Mashkull 29 vjec, përdorues droge iv, paraqet temperaturë, adenopati cervikale që rrjedh një substancë të bardhë si gjizë. Cilin eksaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

84 / 101

F 40 vjece, pas lëvizjes së një tavoline të rëndë ka dhimbje të shpinës; ajo nuk ka shenja të prekjes së rrënjës nervore. Cili është trajtimi më i përshtatshëm:

85 / 101

M 26 vjec, ka një fryrje (xhungë) të pa dhimbëshme që 6 javë në testin e majtë. Nuk ka adenopathi inguinale. Alfa fetoproteina është e lartë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

86 / 101

Mashkull 30 vjec, ankon për hemoragji rektale të përzier me mukus, e pa dhimbëshme. Ai ka në anamnezë diarhe kronike intermitente. Në eksaminim nuk ka të dhëna për sëmundje perianale. Cila është diagnoza më e mundëshme:

87 / 101

M 60 vjec. Para 15 vitesh ka kaluar hepatit viral B. Paraqitet me hematemezë masive dhe gjendje shoku. Ka ascit. Shkaku i hematemezës:

88 / 101

M 30 vec, ankon për dhimbje shpine që përhapet poshtë gjurit. Në eksaminim ka humbje të ndjeshmërisë lateralisht pulpës së djathtë dhe medialisht këmbës së djathtë. Nuk bën dot dorsifleksionin e gishtit të madh. Ai ka qëndruar regjim shtrati për 6 javë. Cila është trajtimi më i përshtatshëm:

89 / 101

F 65 vjec, me insuficiencë renale kronike, paraqet kriza tetanie dhe të fikët. Ajo ankon për krampe në anësi dhe mpirje rreth gojës. Zgjidh eksaminimin më dallues për diagnozë:

90 / 101

Diabetik 60 vjecar, trajtohet me insulinë, paraqitet me kruarje, të përziera, të vjella. Ai ka edema periferike dhe anemi normokrome. Cilin eksaminim do të kryeni për diagnozë:

91 / 101

Mashkull 40 vjec, ka dhimbje të forta të kockave të këmbëve, zverdhje të syve, urinim me ngjyrë të errët dhe anemi. Lieni nuk preket. Në serinë e kuqe ka qeliza target dhe në formë drapëri, si dhe retikulocite të larta. Diagnoza e mundëshme:

92 / 101

Burrë 75 vjec, ka dhibje kockash. Preken, Shpretka 14 cm, hepari 7cm. Gjaku periferik: er 4000000, HB 13 gr/dl, Tb 730.000 mm³, leukocite 300.000 mm³, Formula: (bl 3%, PM 10%, MC 17%, MM 20%, SH 10%, Seg 20%, eo7%, Ba 3%, Limfocite 10%. Diagnoza e mundshme:

93 / 101

Plakë 70 vjece, ka 3 muaj me hemoragji vaginale. Histeroskopia dhe biopsia e endometrit konfirmojnë adenokarcinomë. Zgjidh trajtimin më të mirë:

94 / 101

HTA në radhë të parë dëmton:

95 / 101

Fëmijë 12 vjec paraqet ënjtje, skuqje, dhimbje të skrotumit. Porcioni i mesit të urinës është normal. Cila është diagnoza më e mundëshme:

96 / 101

Gravide 30 javë, ka disuri, temperaturë 38, dhimbje mesi. Analiza e urinës, leukocite me shumicë si dhe bakterie. Urokultura jep antibiotikët sensibël si më poshtë. Zgjidh mjekimin e përshtatshëm:

97 / 101

F 35 vjece, ka anemi, rënie të flokëve, ragade në këndet e buzëve. Gjaku periferik: hipokromi, mikrocitozë e eritrociteve. Diagnoza e mundëshme:

98 / 101

Cili nga ushqimet e mëposhtme nuk absorbohet në sëmundjen celiake:

99 / 101

Vajzë 6 vjece, ka temperaturë që ngrihet e ulet (temp. me majë), enjtje të artikulacioneve të gishtave. Gishtat e fryrë kanë marrë formë boshti. Cila është diagnoza më e mundëshme:

100 / 101

M 68 vjec, ankon për dhimbje shpine dhe kockash. Ka djegie gjatë urinimit dhe vështirësi në urinim. Urina komplet nuk ka shenja të infeksionit. Fosfataza alkaline e lartë. PSA e rritur. Gjaku komplet: leuko-erithroblastik, seddiment i lartë. Cila është diagnoza më e mundëshme:

101 / 101

Grua 70 vjece, ankon për rënie në peshë, disfagi progresive, dhe ndjenjën se ushqimet i ngecin në fyt. Cilin ekzaminim do të kërkoni për vendosjen e diagnozës:

Your score is

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *